Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.
Ditën e sotme anë të një postimi në Instastory, Kida na lajmëroi se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor. Bukuroshja tregoi se ndodhet në një studio muzikore së bashku me producentin duke thënë se:
Diçka po bën, po çfarë se di
Duket se pas 3 muajsh nga projekti i fundit, këngëtarja po punon për këngën e rradhës. Vetëm tre muaj më parë ajo publikoi albumin e saj të parë, të titulluar “Orchide”, i cili është edhe emri i plotë i këngëtares dhe këngën “Mo Jo”, e cila është pjesë e albumit dhe ka arritur rreth 5.7 milion klikime deri më tani. Kujtojmë se kohëve të fundit, Kida ka qënë e angazhuar edhe në projekte të tjera përtej fushës së muzikës, në atë të modës. Pak ditë më parë këngëtarja na tregoi se së shpejti, në bashkëpunim me stilisten e njohur kosovare, Diana Qerimi do të realizojnë linjën e tyre të veshjeve, që do të quhet “STARGIRL”.Kjo është hera e parë që e shikojmë këngëtaren në këtë fushë dhe për më tepër në botën e biznesit.