Kanë kaluar rreth 3 muaj që kur ajo publikoi projektin e saj të fundit muzikor “Drunk” të cilën ju ende mund ta votoni në “The Top List“. Ky projekt muzikor që këtë javë renditet në ‘top 30’ të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare dhe është pëlqyer jashtë mase nga fansat e Kidës.
Përveç këtij projekti muzikor ka pak kohë që Kida ka ardhur me një ndryshim rrënjësor në look-un e saj duke u kthyer totalisht bionde. Duket se na duhet edhe pak kohë që të mësohemi me këtë pamje të re të saj që duhet theksuar se i shkon shumë, madje akoma më shumë kur ngjyra e lëkurës merr ngjyrë nga rrezet e diellit në plazh.
Meqë ra fjala tek plazhi, Kida është ndër të parat artiste e cila ka çelur sezonin veror këtë vit. Vetëm pak orë më parë ajo ka publikuar një album me foto në plazh ku në sfond duket perëndimi megjithatë, askush nuk e ka vënë re këtë detaj. Ato çfarë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve janë format trupore të këngëtares bukuroshe.
Kida duket në super formë dhe foto si këto na bëjmë të ndiejmë mungesën e palestrës për ne që jemi disi më përtacë. Gjithsesi, nga këto pamje të gjithë gjejmë frymëzim. Presim që Kida të na servirë edhe shumë foto të tjera si këto përgjatë stinës së verës.