Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Ditën e djeshme çifti ka bërë shëtitje me skaf dhe “Jet Ski” nën shoqërinë e miqve të tyre gjithashtu. Ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen në postimet e Kiarës në Instastory ishte fotoja e “wallpaper”-it që moderatorja kishte vendosur në telefonin e saj. Kiara kishte vendosur një foto të kapur gjatë momentit kur ajo dhe Luizi po bënin xhiro në mes të detit, duke i shtuar imazhit dhe një emoji me zemërdhe një kyç.
Ditën e djeshme Luizi me Kiarën kanë ndarë me ndjekësit disa video, ku kanë treguar disa momente duke shijuar bregdetin e Velipojës me një motor ujë. Ama ditën e sotme ka qarkulluar kudo në rrjete sociale një video e Luizit, i cili ka pësuar një incident, ku nga shpejtësia është rrëzuar nga motori i ujit në det. Ama Luizi nuk ka pasur asnjë lëndim, pasi më pas ka postuar foto dhe video duke darkuar së bashku me Kiarën.