Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito zbulon detaje nga xhirimet e “Kepi i Tundimeve”!

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Është aluduar tashmë se Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve” dhe duket se është e vërtetë , pasi ditën e sotme ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë.

Përshëndetje mbërritëm më në fund në destinacion. Jemi në Bodrum. Po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur që do ju pëlqejë pa fund. Nuk po zbuloj më tepër por kini parasysh një gjë shumë e madhe do të vijë

Kiara Tito ka udhëtuar së fundmi drejt Turqisë, pasi do të jetë pjesë e sezonit të ri të “Kepi i Tundimeve”. Ama në postimet e saj në Instagram dukej se Luizi nuk ishte më të, por nuk ishte ashtu. Luizi e ka shoqëruar Kiarën dhe do të jetë me të disa ditë në Turqi dhe më pas do të udhëtoj drejt SHBA, ku dhe do të ketë disa koncerte.