Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito rrëfen emocionet për ftesën te “Kepi i VIP-ave”: Luizi më tha…

Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

Personazhet e Kepit kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision, ku së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit. Në nisje të emisionin, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.

Të parit që i kam treguar ishte Luizi, dhe ai ishte shumë i entuziazmuar. Unë bëj fiks 6 vite nga hera e fundit, që kam punuar si moderatore në Top Channel. Luizi më ka mbështetur gjithmonë në çdo vendim, dhe në këtë rast bëri të njëjtën gjë