Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito para pak muajsh i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të shumtë në rrjetin e saj social Instagram. Në mesin e shumë pyetjeve dhe përgjigjeve në “Ask me a Question” që ajo zhvilloi, u zbulua edhe rikthimi i saj në sezonin e ardhshëm në ekran.
“Po”- ishte përgjigjia e saj teksa u pyet se nëse do rikthehet sezonin e ri në ekran, mirëpo nuk zgjodhi të zbulonte më shumë detaje.
Më pas ajo u pyet edhe për shkëputjen e bërë në rrjetet sociale, që sipas Kiarës, e gjitha varet nga sjellja e vajzës, Lunës.
Nuk jam tërhequr, ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive, si një mami e re besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit Luna ka qenë shumë e grindur. Megjithatë këtu jam gjithmonë, nuk dua t’ju lë në pritje por gjëra shumë të bukura do vijnë në aspektin e karrierës.
Ndërkohë, sot në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylle. “Portokalli” do të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.