Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë ndarë menjëherë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Moderatorja dhe këngëtari janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari. Ata postuan foton e parë në profilet e tyre në “Instagram”, ku shfaqeshin duart e tyre teksa mbanin dorën e vogëlushes së porsalindur.
Ndërkohë, vetëm pak më parë, moderatorja ka ndarë me ndjekësit foton e vogëlushes, teksa ka shkruar:
Sa herë vendos Lunën të bëjë ‘tummy time’ e zë gjumi…
‘Tummy time’ është koha që foshnjat të shtrihen në bark për periudha të shkurtra ndërsa janë zgjuar. Është një mënyrë e rëndësishme për të ndihmuar foshnjat të forcojnë muskujt e qafës dhe shpatullave dhe të përmirësojnë aftësitë motorike. Epo duket se Kiara po has këtë vështirësi të vogël me Luna Mari, teksa atë e zë gjumi gjatë këtij ushtrimi.
Kujtojmë se dy ditë më parë vajza e tyre festoi 2 mujorin e lindjes dhe nuk kanë munguar postimet e prindërve të Lunës. Kiara ka postuar një foto të vogëlushes ku shkruan:
O Lunush, o drritë gezuar 2 mujorin.
Ndërkohë në një foto tjetër të postuar nga moderatorja dhe këngëtari, shfaqet Luna Mari me numrin 2 të krijuar nga trëndafilat. Nga ana tjetër, Luiz Ejlli ka postuar një foto familjare me Kiarën dhe vogëlushen e tyre, teksa e ka shoqëruar me këngën “Dedikim”, dedikuar partneres së tij.