Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito poston foton e parë të Luizit me të voglën e tyre, Luna!

Ditën e djeshme, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë ndarë menjëherë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Moderatorja dhe këngëtari janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari. Ata postuan foton e parë në profilet e tyre në “Instagram”, ku shfaqeshin duart e tyre teksa mbanin dorën e vogëlushes së porsalindur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)


Ndërkohë ditën e sotme, ish-banorja e “Big Brother VIP2” ka postuar një foto të ëmbël në “Instastory”, ku shfaqet Luizi teksa mban në krah të voglën. Këngëtari duket shumë i lumtur me të bijën në krah, e cila i dha emrin baba për herë të parë.

Rikujtojmë gjithashtu se para pak javësh Kiara ka qenë e ftuar në emisionin e Bora Zemanit, ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me muajt e fundit të shtatzënisë, emrin e vajzës dhe planet e familjes. E pyetur për martesën e saj, Bora e ka ngacmuar pak për mbiemrin gjë të cilën Kiara e la të paqartë. E nëse do të ketë një dasmë të tretë Kiara u shpreh se mund të ketë.

Bora: Tito e ke mbiemrin akoma?

Kiara: Tito e kam në Instagram, Kiara Ejlli jam për familjen

Bora: Po në pasaport?

Kiara: Po ku e kam pasaportën ma tregoni pak

Bora: A do presim pak më vonë një dasmë tjetër më të madhe?

Kiara: Dasmë me 7 milionë shqiptarë nuk besoj se do bëjmë më kështu që mendoj se ajo ka qenë e vecantë si dihet ndoshta kur vajza të mbush 1 vjec ose pak më para mund  të bëjmë dicka po si  dihet…