Ndryshe

Kiara Tito: “Nuk e kam hequr Salsanon nga Portokallia!”

Në emisionin e djeshëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë të ftuar aktorët dhe moderatorët e programit më të njohur të humorit “Portokalli”. Me pjesëmarrjen e Kiara Tito si prezantuese u ngritën mjaft dyshime se Salsano nuk do të jetë më pjesë e emisionit. Me një postim të fundit në Instagram, u konfirmua se pas shumë një eksperiencë 25 vjeçare, skenike, televizive dhe kinematografike, Salsano Rapi është pjesë e “Portokalli” prej 18 vitesh si aktor, moderator dhe skenarist. Gati për një tjetër sezon të suksesshëm!

Në një lidhje telefonike për “Ndryshe” ka qenë dhe Kiara Tito, e cila ka reaguar lidhur me thashethemet se Salsano nuk do të ishte më pjesë e “Portokalli”:

Jam habitur kur u zgjova atë mëngjes, që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë: “Pse e ke hequr ti Salsanon?” “Ç’punë ke me Salsanon?” Thashë as unë nuk e dija këtë gjë, tani po e shoh për herë të parë. Nuk është hera e parë që dalin kështu lajmesh, por jo, e konfirmoj që nuk e kam hequr Salsanon.