Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Është aluduar tashmë se Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve”. Deri më tani nuk ka pasur një aprovim nga Kiara, por disa postime në Instastory kanë vërtetuar diçka. Së fundmi Kiara ka postuar një foto nga aeroporti i Stambollit, por jo vetëm ajo. Gjithashtu Olsa Muhameti, autorja e “Kepi i Tundimeve” ka postuar se ka udhëtuar drejt Stambollit me stafin e saj, duke kuptuar kështu se Kiara xhirimet do të bëhen në Turqi dhe Kiara do të jetë pjesëe tyre. Nuk dihet nëse Kiara do të jetë moderatore, por kuptohet se do të jetë pjesëmarrëse.