Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito dhe Bora Zemani të ftuara speciale në mbrëmjen e parë të “Goca dhe Gra”!

“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.

Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.

Nga mbrëmja e sotme, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet në Top Channel, “Goca dhe Gra”.

Së fundmi janë zbuluar dy të ftuarat speciale të kësaj mbrëmjeje dhe ato do të jenë dy moderatoret më të përfolura të momentit, Kiara Tito dhe Bora Zemani.