Celebrities Gossip Showbiz

Kiara i tregon Luizit se përse bën ‘të vështirën’ me të!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Duket se tashmë  ka nisur një paqe mes Kiarës dhe Luizit, pasi ditën e sotme të dy kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë në një bisedë mes tyre Kiara i ka shpjeguar Luizit se përse ajo mban këtë qëndrim dhe pse duket sikur bën ‘të vështirën’ me të.

Nëse të bëj të vështirën nuk ta bëj për të bërë të vështirë, nuk e bëj për të treguar një vlerë timen, që e kam edhe jashtë që nëse mua më ngacmon dikush unë sigurisht që do e mbaj veten, nuk do t’i hidhem në krah në mënyrë që ta lejoj të më lëndoj ashtu siç e bëre edhe para një jave duke më gënjyer apo nuk është kështu…

 

Së fundmi, në një diskutim me Olta Gixharin dhe Bjordi Mezini, Luizi ka përfytyruar rreth një momenti mjaft romantik mes tij dhe Kiara Titos dhe, kur themi romantik e kemi fjalën për momentin e propozimit. Mënyra se si ai e mendonte atë ishte paksa platonike, por artisti shprehet mjaft optimist dhe mendon se mund ta realizojë atë.