Kia po tërheq nga tregu 427,407 SUV Telluride 2020-2024. Montimi i gabuar i boshtit të ndërmjetëm dhe atij të përparmë mund të shkaktojë probleme të automjetit, sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada. Dy boshtet mund të mos funksionojnë plotësisht dhe kjo rezulton në një lëvizje të paqëllimshme të makinës së parkuar, shkruajnë mediat e huaja. Prodhuesi ka identifikuar një problem të tillë për herë të parë në vitin 2022 dhe dy vjet më vonë ka gjetur pothuajse 16 modele të prekura nga shqetësimi.
Gjashtë prej tyre kanë shfaqur shenja të dëmtimit në boshtin e ndërmjetëm, duke e shtyrë kompaninë që të njoftojë se ku është defekti. Deri më tani, nuk raportohet për ndonjë lëndim, përplasje ose vdekje që lidhet me problemin e mundshëm. Megjithatë, marka koreano-jugore do i tërheqë ato modele nga tregu derisa atyre t’ju instalohet një softuer i përditësuar elektronik i frenave i cili aktivizon frenat edhe kur motori është i fikur.