Kia planifikon të hyjë më seriozisht në tregun e makinave elektrike të lira. Marka koreane është e fokusuar në një makinë elektrike pak më të përballueshme se sa kanë nxjerrë deri më tani, gjë që nuk është çudi duke marrë parasysh se ky duket të jetë një trend me gjithnjë e më shumë marka. Gjatë një testimi të Kia EV3, drejtori ekzekutiv i kompanisë Ho-Sung Song foli me gazetarët për planet për këto makina më të lira.
Ndër të tjera ai theksoi se qëllimi i radhës është që çmimet e makinave elektrike të jenë deri në 30 mijë euro (ndoshta Kia EV2) dhe pas kësaj është planifikuar modeli Kia EV1 që do të kushtojë deri në 20 mijë euro. “Duhet të kemi një makinë elektrike më të lirë se 25,000 dhe ndoshta mund ta bëjmë që të kushtojë 20,000 euro”-tha Song. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u bërë, kjo është arsyeja pse Song theksoi se një makinë elektrike në këtë gamë çmimesh nga marka e tij nuk duhet të pritet para vitit 2030.