Kia po sjell njohuritë dhe ekspertizën e saj për makinat elektrike në botën e furgonëve. Bëhet e ditur se verën e ardhshme marka do të prezantojë furgonin e parë në një gamë të re automjetesh komcerciale elektrike. Kia PBV nuk i referohet furgonit, përkundrazi është emri i strategjisë së përgjithshme të automjeteve komerciale që Kia po zhvillon. Ai do të udhëhiqet nga furgoni me panel të mesëm Kia PV5, i cili ndër të tjera do të rivalizojë Ford E-Transit Custom.
Kia thotë se do të prezantojë gjithashtu një version me çati më të lartë, i cili nga ana tjetër, është një furgon tipik praktik. Së fundmi, është robotaksi, i cili tregon teknologjinë elektronike të PV5 dhe hapësirën për sistemet autonome të drejtimit që mund të shtohen në platformë. Dy PBV të tjera janë shfaqur tashmë. PV7 është një furgon tipik i madh si një Ford Transit ose Renault Master, ndërsa PV1 është projektuar si një automjet autonom i vogël transporti urban. Kia ka konfirmuar se PBV-të e saj do të karikojnë deri në 22 kW nga një burim energjie AC.
Kia planifikon të hyjë më seriozisht në tregun e makinave elektrike të lira. Marka koreane është e fokusuar në një makinë elektrike pak më të përballueshme se sa kanë nxjerrë deri më tani, gjë që nuk është çudi duke marrë parasysh se ky duket të jetë një trend me gjithnjë e më shumë marka. Gjatë një testimi të Kia EV3, drejtori ekzekutiv i kompanisë Ho-Sung Song foli me gazetarët për planet për këto makina më të lira.
Ndër të tjera ai theksoi se qëllimi i radhës është që çmimet e makinave elektrike të jenë deri në 30 mijë euro (ndoshta Kia EV2) dhe pas kësaj është planifikuar modeli Kia EV1 që do të kushtojë deri në 20 mijë euro. “Duhet të kemi një makinë elektrike më të lirë se 25,000 dhe ndoshta mund ta bëjmë që të kushtojë 20,000 euro”-tha Song. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u bërë, kjo është arsyeja pse Song theksoi se një makinë elektrike në këtë gamë çmimesh nga marka e tij nuk duhet të pritet para vitit 2030.