Celebrities Gossip Showbiz

Khloé, Kylie, Kendall Jenner dhe Kris Jenner duken indiferente ndaj lajmeve të shtatzënisë së Kourtney

Kourtney Kardashian ka zbuluar se është në pritje të një fëmije tjetër, i pari i saj me bashkëshortin Travis Barker megjithatë, klani Kardashian duke përfshirë edhe nënën e saj Kris Jenner duket se janë të shkëputur nga lajmet pasi nuk kanë treguar asnjë shenjë mbështetjeje për çiftin në rrjetet sociale.

Lajmi për shtatzëninë e Kourtney u përhap me shpejtësi në internet sapo ajo i tha burrit të saj, yllit të muzikës rock Travis Baker gjatë një koncerti të premten, teksa mori një ide nga një video e Blink 182.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Kourtney mori një ide nga videoja e Blink 182, ku një ajo mban një tabelë ku shkruhet “Travis unë jam shtatzënë”. E mbushur me gëzim, Kourtney ngriti lart tabelën gjatë koncertit të tyre dhe të gjithë sytë e arenës shkuan drejt saj ndërsa Travis u hodh nga skena për të përqafuar dhe puthur gruan e tij. Lajmi u përhap shpejt dhe e vetmja që e ripostoi lajmin e shtatzënisë në rrjetet sociale ishte Kim Kardashian e cila e ndau lajmin përmes një InstaStory në Instagram.

Shumica e anëtarëve të klanit Kardashian-Jenner ndajnë lajme të rëndësishme përmes rrjeteve sociale, megjithatë, sipas Life & Style, këtë herë vetëm Kim ka reaguar ndaj lajmit për shtatzëninë e motrës së saj të madhe. Lajmet për shtatzëninë e Kourtney kanë një domethënie të veçantë për çiftin pasi ata po përpiqeshin të kishin një fëmijë së bashku përmes një procedure IVF.

Ndërkohë, media spekuloi për mospërfilljen, duke pretenduar se heshtja është për shkak të një grindjeje të vazhdueshme midis Kim dhe Kourtney, megjithatë, Kim tregoi mbështetje për motrën e saj. Në një klip gjatë sezonit të tretë të The Kardashians, ka pakënaqësi mes Kim dhe Kourtney ku kjo e fundit i thoshte Kendall se nuk i pëlqente që Kim përdori dasmën e saj për të bërë një marrëveshje me Dolce & Gabbana.