Khloé Kardashian nuk ka frikë të thotë të vërtetën, veçanërisht kur bëhet fjalë për statusin e marrëdhënies së saj me ish të fejuarin Tristan Thompson. Ylli i Kardashian-s u tregua e sinqertë me motrën e saj Kourtney Kardashian ndërsa bënte një test me detektor gënjeshtre dhe zbuloi nëse ajo kishte akoma marrëdhënie intime me babain e dy fëmijëve të saj, True 4-vjeçare dhe një djali të porsalindur.
“A ka ndonjë gjë që do të donit t’iu pyesja? Për të pastruar çdo thashethem?” e pyeti Kourtney motrën e saj në videon e Vanity Fair. Nga ana tjetër, Khloé u përgjigj shpejt: “Jo, nuk jam duke fjetur me të. Në të vërtetë nuk jam.” Kur Kourtney kontrolloi me ekzaminuesin e poligrafit për të parë nëse Khloé po gënjen, por ekzaminuesi konfirmoi se ajo po thoshte të vërtetën. Kjo deklaratë e saj sqaroi njëherë e mirë zërat për një rikthim mes dyshes, një rikthim të një marrëdhënie që të themi të drejtën nuk preferohet shumë nga publiku pas skandaleve për një tradhti të mundshme.
Kourtney nga ana tjetër zbuloi më shumë në lidhje me marrëdhënien e saj me bashkëshortin Travis Barker. Kur u pyet nëse i vinte keq që nuk i ftoi vëllezërit e motrat e saj në ceremoninë të martesës së saj dhe Barker në Las Vegas, Kourtney u përgjigj menjëherë se nuk ishte penduar për këtë gjë. Ajo gjithashtu zbuloi se ishte kapur duke bërë seks me Barker në publik, por Khloé e dinte tashmë për këtë.
Videoja e detektorit të gënjeshtrës vjen vetëm një muaj pas finales së sezonit të dytë të “The Kardashians“, e cila vuri në pah rrugën e Kourtney për në altar me Barker dhe lindjen e djalit të Khloé dhe Thompson, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, pas skandalit të atësisë së lojtarit të NBA.