Khloé Kardashian ka folur për rrugëtimin e saj shëndetësor pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës.
Më e vogla nga tre motrat Kardashian iu nënshtrua heqjes së melanomës nga faqja e saj, duke treguar procesin dhe momentin e shërimit përmes një sërë fotosh që ka shpërndarë në Instagram.
“Për ata që nuk e dinë, kam kaluar një kohë të tmerrshme me kancerin e lëkurës në fytyrë”, ka shkruar ylli i reality dhe ka vazhduar: “Duhej të hiqnim një tumor nga faqja ime, mbeta me një shenjë prerjeje”. Siç theksoi ajo: “Sigurisht që nuk ankohem, sepse më mirë të kisha një gropë se sa një melanoma çdo ditë”.
Në Insta Stories, ajo e konsideroi kirurgun e saj në Beverly Hills, Dr. Garth Fisher, si “engjëlli” i saj dhe shtoi se “ai është tepër i mrekullueshëm”!
“Ai jo vetëm që e hoqi tumorin dhe u sigurua që unë isha plotësisht pa kancer, por gjithashtu bëri një punë kaq të mrekullueshme duke e bërë shenjën time sa më të vogël dhe të bukur. Faleminderit shumë, Garth! Ti e di që të dua.”
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” zbuloi për herë të parë se e kishte hequr tumorin në tetor 2022. Kjo ishte hera e dytë që merrej me kancerin e lëkurës pasi kishte zbuluar një nishan malinj në shpinë kur ishte 19 vjeç.