Celebrities Film & Tv

Kevin Spacey do të duhet t’i paguajë shumën marramendëse kompanisë së prodhimit të serialit “House of Cards”!

Së fundmi një organ i pavarur i caktuar zyrtarisht për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje të krijuar ka urdhëruar aktorin e njohur Kevin Spacey të paguajë afro 31 milionë dollarë për ‘Media Rights Capital’, kompanisë së prodhimit të serialit të njohur të “House of Cards”. Një nga serialet më të ndjekur nga gjigandi i prodhimit të prodhimit dhe të transmetimit të filmave dhe serialeve ‘Netflix’, aktori 62-vjeçar ka luajtur për pesë sezone me radhë derisa u pushua nga puna në 2017.

Gjithçka ka ardhur pas zbulimit të një peticioni të paraqitur të hënën në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angeles-it, në të cilën kompania ‘Media Rights Capital’  po i kërkon gjykatës që të konfirmojë çmimin në favor të saj dhe të vendosë gjykimin kundër Spacey-t dhe kompanive të tij të huadhënies dhe të prodhimit gjithashtu.

Spacey dhe kompania ‘Media Rights Capital’ kanë qenë duke luftuar gjatë viteve që kur aktori u pushua nga vetë produksioni për akuzat e sjelljeve të pahijshme brenda dhe jashtë xhirimeve.

Në dosjen e saj, ‘Media Rights Capital’ thekson se në muajin tetor të vitit 2020, një organ apo person i pavarur dhe i caktuar zyrtarisht zbuloi se Spacey ka shkelur në mënyrë të përsëritur detyrimet e tij kontraktuale ndërkohë që luante rolin si Frank Underwood në shfaqjen fituese të ‘Emmy’-t dhe se sjellja e tij e bëri atë dhe subjektet e tij të lidhura përgjegjës për shumën marramendëse të milionave të humbura nga ‘Media Rights Capital’.

‘Media Right Capital’ është shprehur se kompania e pezulloi Spacey-n pas raportit të ‘CNN’ në vitin 2017, në të cilin disa anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë të stafit të prodhimit të “House of Cards” u ballafaquan me akuzat për ngacmim seksual. Një person akuzoi gjithashtu aktorin Spacey, i cili ishte një producent ekzekutiv në serial, për tentativë përdhunimi. Në dosje thuhet se Kompania ‘MRC’ nuk kishte asnjë dijeni në lodhje me ndonjë sjellje të tillë nga aktori në ndonjë kast apo në ndonjë ekip tjetër. Pak para raportit të ‘CNN’, aktori Anthony Rapp është shprehur për ‘BuzzFeed News’ se aktori e ngacmoi seksualisht në një festë në vitin 1986 kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

‘MRC’ thotë se e ndaloi produksionin për të adresuar çdo shqetësim të kastit dhe ekipit të madh të shfaqjes në vazhdën e akuzave. Pas pretendimeve të Rapp, Spacey bëri ​​një deklaratë duke pretenduar se nuk e kujtonte incidentin dhe kërkoi falje për atë që ai tha se do të kishte qenë sjellje krejtësisht e papërshtatshme kur edhe mund të ketë qenë i dehur.

Pas vendimit të organit kompetent, ‘MRC’ gjithashtu bëri ​​një deklaratë në lodhje me vendimin ku është shprehur se:

Siguria e punonjësve tanë, grupeve dhe mjediseve të punës është e një rëndësie shumë të madhe për ‘MRC’-në dhe pse ne kemi vendosur të shtyjmë çështjen për llogaridhënie.