Kanë kaluar plot 31 vite që nga dalja e filmit “Home Alone” më 1990-ën kur ka pushtuar kinematë botërore dhe ende shikohet megjithëse më së shumti gjatë përiudhës së Krishtlindjes e Vitit të Ri.
Sot është konfirmuar se Macauley Culkin dhe partnerja e tij Brenda Song janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja kanë mirëpritur ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre të cilën e kanë pagëzuar me emrin Dakota Song Culkin. Edhe pse bebushja e tyre ka lindur më 5 Prill, ky lajm u bë i ditur disa ditë më vonë për shkak se çifti donin të ruanin privatësinë.
Mediat e huaja shkruajnë se çifti zgjodhi emrin Dakota për vajzën në nder të motrës së aktorit, që ndërroi jetë në vitin 2008. Ajo ishte 29 vjeçe dhe humbi jetën pas një aksidenti me makinë. Ndërkohë “Esquire” ishte media e parë që njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së Culkin dhe Song.