Aktualitet

“Këto të tjerat janë…”, kryeministri Rama: Dy janë protestat që ka pasur Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama gjatë një bisede në Podcastin e tij në facebook “Flasim”, ndër të tjera duke folur për studentët dhe shkollimin, u shpreh mes të tjerash se në Shqipëri sipas tij vetëm dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz.

Ai veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve, teksa për këtë të fundit tha se grumbullonte njerëz me minuta dhe se elementi që e veçoi ishte “nxjerrja jashtë” e politikës.

Sipas Ramës protestat e tjera janë vetëm janë organizime partish.

“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, ato të tjerat janë organizime partish dhe sipas sensit që njerëzit kanë, që jemi më afër apo jemi më larg mundësisë së marrjes së fitores, vijnë më pak o më shumë.

Protesta e parë ishte ajo e armëve kimike dhe e dyta protesta e studentëve, kishte një ndjeshmëri të brendshme që sillte njerëzit dhe elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve. Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që jashtënxori elementët politikë”, tha Rama.