Secila grua është normale që në karrierën e saj të përjetojë ngritje dhe rënie. Ajo do të përballet me një sërë sfidash gjatë karrierës së saj dhe kritikat janë të pashmangshme. Dikush do ta kritikojë mënyrën në të cilën kryeni këtë punë, apo aftësinë tuaj të zgjidhjes së problemeve, gjë që mund të bëjë që të demoralizoheni apo të ndiheni inferiore.
Shumica prej jush do të arrijnë në situatën që të dëshirojnë të ndërrojnë vendin e punës, zonën e punës apo thjesht të bëjë pauzë për shkak të disa arsyeve personale. Këto ndryshime, fatkeqësisht, mund të shkaktojnë ndryshime të shumta emocionale dhe si pasojë mund të humbisni dëshirën për avancim të mëtejmë në karrierë.
Për shkak të ngritjes dhe zhvillimit personal shpesh ndryshon mënyra në të cilën mendoni, por nuk është e rrallë që avancimi në planin profesional sjell edhe konfuzion në jetë, sepse bëhet gjithnjë e më e vështirë që të realizoni balancën midis karrierës dhe familjes. Zgjidhja e këtij problemi ndonjëherë kërkon shumë kohë dhe energji.
Kur vendosni të ktheheni në punë ndodh të jeni të paqarta, pra se në cilin drejtim do të dëshironit të shkonte karriera juaj. Kjo periudhë është e rezervuar për kthim gradual në rutinën e mëparshme. Kur gjeni punë të re apo zbuloni mënyrë të re të mësimit, kjo do të thotë që do të jesh e kënaqur me veten dhe do të ndihesh e plotësuar. Kur më në fund i tejkaloni vështirësitë hyni në zonën e komfortit. Konfuzioni është zhdukur, arrihet balanca dhe ju jeni të lumtura.