Prodhimi dhe përdorimi i gjërë i sodës së bukës ka filluar rreth 150 vite më parë. Në fushën e pastrimit soda e bukës gjen me dhjetra përdorime të ndryshme, madje shpesh herë, duke qenë më efektiv se sa produket industriale. Në pastrimin me sode buke, veprimi i sodës njëkohësisht heq erërat e këqija dhe shërben si dizinkfektues.
Madje soda e bukës përdoret edhe për zhbllokimin e tubave të shkarkimit, ku hidhet një gotë me sodë të tretur dhe më pas i hidhet një gotë me uthull dhe reaksioni kimik mes te dyjave do të mundësojë zhbllokimin. Por jo gjithmonë soda e bukës ndihmon, ajo mund t’i dëmtojë këto artikuj në shtëpinë tuaj nëse e përdorni:
Mobilje druri.
Soda e bukës do të shkatërrojë shkëlqimin e sipërfaqes dhe kështu do t’ju lërë të pakënaqur. Për dru, është më mirë të përdorni produkte që janë të destinuara për atë qëllim.
Argjend.
Edhe pse pastrimi i argjendit në ujë dhe sode buke është një mënyrë e shpejtë për të hequr njollat e errëta, ky lëng mund të jetë shumë i fortë dhe kështu argjendi do të ndryshojë ngjyrën shumë më shpejt pas këtij lloj pastrimi.
Qelqi.
Soda e bukës është mjaft gërryese dhe mund të dëmtojë gotën. Nëse dëshironi një produkt natyror për pastrimin e xhamit, përdorni uthull.
Pllaka gatimi qeramike.
Soda e bukës është e shkëlqyeshme për pastrimin e kuzhinës, por kujdes për sipërfaqet e lëmuara të bëra nga qeramika, sepse ato lehtë do të lënë gërvishtje që do të jetë e vështirë t’i heqësh qafe. Nëse kjo tashmë ju ka ndodhur, provoni ta pastroni me uthull vere.
Mermer.
Asnjëherë mos përdorni sodë buke për të pastruar sipërfaqet prej mermeri. Me kalimin e kohës, kjo do të shkaktojë dëmtime në shtresën e sipërme mbrojtëse dhe do të lërë gërvishtje.