Film & Tv

Këto 5 filma horror që do t’ju frikësojnë deri në palcë…

Filmat janë një nga aktivitet më argëtuese, teksa ju kaloni një kohë të mirë, por edhe mësoni nga to. Njerëz të ndryshëm pëlqejnë zhanre të ndryshme filmash, por me siguri më të paktë janë ata që preferojnë filmat horror. Më poshtë, keni pesë filmat që me siguri do t’ju frikësojnë deri në palcë pasi t’i shihni.

       The Conjuring (2013)

Në qoftë se nuk e keni parë akoma këtë film, çfarë po prisni ende? Është më shumë se i frikshëm, pasi historia është e vërtetë dhe kjo e bën më drithëruese, aq sa njerëzit që e kanë parë shprehen se kanë përjetuar frikën më të madhe gjatë jetës së tyre. Filmi flet për një familje me pesë vajza, e cila u shpërngul në një shtëpi të vjetër në Rhode Island. Në shtëpi fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme, takime me fatazma, madje dhe një pushtim. Familja vuajti nga këto fuqi të mbinatyrshme për nëntë vite, që ngjallën interes te dy hetuesit e ndodhive paranormale, Ed dhe Lorraine Warren, me të cilët nis filmi. Në fakt, vetë Lorraine Warren shërbeu si konsulente në film, kështu që jo vetëm që është i frikshëm, por edhe i vërtetë. Madje së fundmi ka dalë edhe ‘The Conjuring 3”, i cili po shfaqet në Netflix për të gjithë admiruesit e filmave horror.

  The Exorcism of Emily Rose (2005)

Ky film bazohet në një ngjarje të Anneliese Michel, që vdiq rreth viteve ’70. Michel pësoi një krizë kur ishte 16 vjeçe që i shkaktoi epilepsi në lobin temporal. Për shumë vite, ajo dëgjonte zëra dhe vuante nga depresioni. Mjekimet nuk patën asnjë efekt. Prindërit thirrën disa priftërinj, të cilët performuan 67 eksorcizme përgjatë 10 muajve. Një avokate i duhet të mbrojë një prift i cili akuzohet se ka vrarë vajzën në fjalë nga pakujdesia ndërsa kryente një ritual për prishjen e “magjisë”.

Don’t breathe ( 2016)

Sa horror mund të ketë në një histori ku personazhi i lig është një 60-vjeçar i verbër? Aq i frikshëm, sa përndjekia nuk ka mbaruar akoma dhe do të vazhdojë edhe me një film të dytë. “Don’t breathe” (Mos merr frymë, 2016) është një ndër të paktët filma të suksesshëm horror që s’ka asgjë të mbinatyrshme. Është historia e tre të rinjve që shkojnë të vjedhin në shtëpinë e një ish-ushtaraku të verbër, por ajo çfarë i pret është e paimagjinueshme. Aq shumë tension ka ky film, sa do t’ju rrahë zemra gjithë kohës.

Don’t Look Now (Nicolas Roeg, 1973)

Një çift i martuar vajton vdekjen e vajzës së tyre të vogël në Venecia. Atje takohen me dy motra, njëra prej të cilave ka fuqi parashikuese dhe u jep një paralajmërim nga bota tjetër. Performancat janë të mrekullueshme, shenjat e ekzistencës përtej varrit të friksësojnë dhe meditimi mbi kohën, kujtesën dhe ndjesinë e martesës godasin aty ku nuk pritet.

The Exorcist (1973)

Në vitet 1940, Roland Doe, një 14-vjeçar, u pushtua nga një shpirt. I shfaqeshin gërvishtje kthetrash në trup dhe objekte lëviznin pa u prekur në dhomën ku qëndronte ai. Ai dhe familja e tij tentuan të shpërnguleshin, por forcat e mbinatyrshme i ndoqën. Këto ndodhi u dokumentuan nga një prift. Mbi Roland u performuan dhjetëra eksorcizme, që frymëzuan romanin që frymëzoi filmin me të njëjtin titull.