Celebrities Gossip Showbiz

Këtej duan të Për’puthen në TV, këtej kanë frikë mos i shikon mami me cigare…

Murat Yuce, me hyrjen e tij në “Për’puthen” zgjoi interesin e vajzave dhe më së shumti tërhoqi vëmëndjen e Melisës dhe Sindit. Ku me këtë të fundit ka realizuar më shumë takime dhe mendohet të ketë një pëlqim të fortë.

Murati u bë pjesë e emisionit pasi i dukej interesant si program, por në vend të gjetjes së dashurisë ai duket se ka gjetur më shpejt miqësinë.

Konkurrenti është shfaqur i afërt me djemtë e tjerë të emisionit, por më së shumti me Erlindin dhe Andin. Ku para pak ditësh është bërë virale në Instagram një video e tyre, në të cilën po konsumonin një cigare. Në këtë video ajo që bëri më shumë përshtypje dhe dukej deri diku qesharake, ishte reagimi i Muratit, i cili mesa duket qëndron akoma nën kontrollin e mamasë së tij.

Ore mos kap shumë cigaren se mami im nuk e di…

https://www.instagram.com/p/CMpaq16C3mN/?utm_source=ig_web_copy_link