Art & Kulturë Bota Travel

Këtë vit ju duhet me patjetër të vizitoni këto tre muze të jashtëzakonshëm!

Viti 2024, po rezulton të jetë vit mjaft i suksesshëm për artin dhe kulturën. Këtë vit, do të ketë hapin dyert shumë muze të rinj, si dhe do të ketë hapje të sipërfaqeve të reja në muzetë ekzistues. Më poshtë do të lexoni për disa nga muzetë më të njohur, si dhe kur t’i vizitoni ata.

Muzeu i Madh Egjiptian, Kajro

Muzeu i Madh Egjiptian (Grand Egyptian Museum), i cili ishte planifikuar të hapej në fund të vitit të kaluar, më në fund do të mirëpresë vizitorët në 2024. Për ndërtimin e tij është punuar për më shumë se një dekadë, dhe do të jetë muzeu më i madh arkeologjik në botë, me një koleksion kolosal prej mbi 100,000 artefakte. Jo vetëm, që muzeu ofron pamje nga Piramidat, por edhe objekte nga varri i Tutankhamun, të cilat nuk janë ekspozuar më parë për publikun. Muzeu hapet në fund të pranverës 2024.

 

Muzeu Nintendo, Kioto

Që nga shpallja e hapjes në qershor 2021, nuk është ndarë shumë për Muzeun e ri Nintendo të Japonisë – por, tani që data e hapjes po afron (mendohet të jetë rreth fundit të marsit), ne dimë pak më shumë. Ai do të ndodhet në vendin e një fabrike të mëparshme të Nintendo-s në Kioto, e cila dikur ishte vendi ku riparoheshin lodrat dhe produktet, dhe do të shfaqë lojëra të vjetra dhe shumë sende të tjera të vogla nga historia e markës. Muzeu hapet këtë muaj.

Muzeu i Artit Nordik Kunstsilo, Norvegji

Shumë galeri kanë gjetur më parë strehë në ndërtesa të vjetra, Musée d’Orsay dikur ishte një stacion treni dhe Tate Modern, një stacion elektrik. Tani është radha e një mulliri mielli. Kunstsilo, një muze i ri arti, i vendosur në buzë të kalasë, në qytetin norvegjez Kristiansand, do të mirëpresë vizitorët në një botë të artit nordik nga maji – i vendosur brenda një mulliri, që daton që nga viti 1934. Mulliri fitoi një çmim kombëtar për arkitekturën e tij moderne funksionaliste, dhe muzeu tani do të ketë tre kate hapësirë ekspozite. Muzeu hapet më 11 maj 2024.