Lifestyle

Këtë praktikë duhet ta ndiqni gjithmonë në raport me fëmijët tuaj!

Një psikologe klinike, e fokusuar në aspektin e prindërimit ka ndarë një këshillë të rëndësishme që duhet ta dinë të gjithë prindërit, pavarësisht moshës që kanë fëmijët e tyre. Dr.Becky e cila ndan këshilla përmes videove të shumta në TikTok ka thënë së fëmija pavarësisht moshës, ka nevojë për mbështetjen e prindërve dhe jo që ata t’i zgjidhin problemet e tyre.

Ata kërkojnë nga ju që t’i thoni ‘po me të vërtetë është një puzzle i vështirë’ dhe jo ‘me lejo të ta zgjidh unë’.

Ekspertja pohon gjithashtu se kjo metodë duhet të aplikohet secilën herë pavarësisht situatave dhe moshës që ka fëmija juaj.

Nëse fëmija juaj e ka të vështirë të mësojë të lexojë ju duhet t’i thoni se ‘të mësuarit për të lexuar është vështirë edhe për mua ka qenë problem’ dhe jo ‘unë mund ta lexojë atë faqe për ty’.

@drbeckyatgoodinside

Parenting truth: Our kids’ feelings need support, not solutions. Try this: Next time your child is having a hard time, say, “I hear you”, “That stinks” or “I’m so glad you’re sharing that with me” instead of allowing your fixing / advice / solution voice to take over. I think you’ll be amazed by what happens next.

♬ original sound – Dr. Becky | Psychologist

Zhvillimi i fëmijës është një temë komplekse që ndryshon dhe zhvillohet vazhdimisht. Sipas Gracepoint Wellness-it, kjo zakonisht ndodh në një moshë mjaft të hershme, mosha mesatare është 2 deri në 5 vjeç. Më pas fëmijët do të fillojnë të shfaqin sjellje dhe besime që bazohen në moral. Një shembull i kësaj do të ishte nëse një fëmijë sheh një fëmijë tjetër duke luajtur me një lodër dhe ia merr atë lodër, duke bërë që fëmija tjetër të qajë dhe të mërzitet.

Ata mund të fillojnë të kuptojnë se ajo që bënë ishte e gabuar dhe se shoku i tyre qau dhe më pas mund të shohin se nëse e kthejnë lodrën, mund të përpiqen të korrigjojnë veprimet e tyre. Nëse prindërit pyesin se çfarë mund të bëjnë për të inkurajuar ndërtimin e një sjelljeje të mirë, përgjigjja është fare e thjeshtë. Sipas ekspertëve, rregulli më i mirë për t’u mësuar fëmijëve tuaj është “rregulli i artë”.