Lifestyle Love & Sex

Këtë nuk e keni ditur më parë, ka një veçori specifike që i dallon tradhtarët…

Një hulumtim i kryer së fundmi në internet ka nxjerrë përfundimin se meshkujt që kanë një karakteristikë të caktuar të pamjes fizike, tradhtojnë më shumë. Sipas studiuesve, më shumë se gjysma, gati 52% e atyre që kanë pranuar se kanë tradhtuar partnerët e tyre në sondazh, kanë hundë të një madhësie mbi mesataren. Nga këta, 78% besojnë se gratë tërhiqen nga hunda e tyre e madhe.

Vetëm 18% e atyre që tradhtojnë kanë hundë të vogël, sipas një sondazhi të faqes online britanike të takimeve ‘illicitencounters.com’, e cila pyeti anëtarët e saj nëse kishin tradhtuar partnerët e tyre me dikë me hundë të vogël, të mesme apo të madhe. Megjithatë, vetëm 10% thanë se gratë me të cilat tradhtuan kishin gjithashtu një hundë të madhe.

Pothuajse gjysma, 47%, thanë se kishin një hundë me madhësi mesatare dhe 43% thanë se kishin një hundë normale. Zëdhënësja e faqes online, Jessica Leoni, është shprehur lidhur me studimin se:

Duket disi shumë e përshtatshme që burrat me hundë të madhe kanë më shumë gjasa të tradhtojnë. Hundët e mëdha mund të mos jenë tipari më tërheqës, por ka diçka në to që përcjell një prekje mashkullore.

Momenti kur zbulon se partneri të tradhton me dikë tjetër, është si të të shembet bota mbi kokë. Një fije e hollë e ndan trishtimin nga dhimbja, po udhërrëfyes të sigurt nuk ka. Të gjithë ne mund të përjetojmë një situatë të ngjashme, ndaj nëse ju ndodh, këto janë gjërat që duhet të bëni për të çliruar veten.

Nëse dyshoni se partneri juaj po ju tradhton, sigurohuni a takohet shpesh me njerëz të tillë. Madje një e treta e tradhtive ndodh me personat që i keni rreth jush. Sipas një studimi amerikan, shanset më të shpeshta janë që partneri t’ju tradhtojë pikërisht me ta. Pa marrë parasysh gjininë, njerëzit shpesh kanë fantazi për personat që janë afër tyre.