Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Së fundmi Butrinti ka publikuar në Instastory një mesazh nga një ndjekës i tij, i cili ka treguar se për shkak se ka qenë duke dëgjuar me volum të lartë një nga këngët e tij duke vozitur me makinë është ndalur nga policia dhe është gjobitur. Fansi ia ka dërguar gjobën e marrë përmes një fotografie, duke i kërkuar këngëtarit që t’ia paguante ai dënimin. Dhe ashtu ka ndodhur, Butrinti ka vendosur që t’ia paguajë gjobën fansit të tij, duke i sugjeruar që herën tjetër të jetë më i kujdesshëm.
Butrinti i ka bërë një dhuratë mjaft të kushtueshme vetes së tij. Këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instagram, teksa ka treguar makinën e tij të re, Ferrari SF90 Spider, e cila kushton rreth 850 mijë euro.