Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.
Fjoralba dhe Einxhel janë shoqe shumë të mira prej kohësh tashmë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Einxhel ka disa ditë që është bërë nënë e një vogëlushi me emrin Trev e së fundmi në Instagram ka qarkulluar një foto e Fjoralbës, e cila duket duke mbajtur në krahë Trevin e vogël dhe duke e ushqyer me qumësht.
Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh se Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Para pak ditësh Einxhel lajmëroi se tashmë vogëlushi i saj ka ardhur në jetë disa ditë më parë e Fjoralba nuk mund të mos i dedikonte disa fjalë Trevit të vogël.