Ka disa çifte filmash romantikë që lanë gjurmët e tyre në historinë e kinemasë dhe aktorët pas këtyre personazheve shpesh ndërtuan marrëdhënie personale me njëri-tjetrin jashtë kamerës. Disa filluan të takohen, si Kristen Stewart dhe Robert Pattinson pas “Twilight” dhe të tjerët të mbeten miq të mirë, si Sandra Bullock dhe Keanu Reeves pas “Speed”, duke e mbajtur gjallë miqësinë e tyre për vite me radhë.
Ne ndërkaq ju njohim me disa prej këtyre çifteve ikonike të cilët ende mbetën miq pas gjithë këtyre viteve:
1. Mandy Moore/Shane West (Jamie Sullivan/Landon Carter, A Walk to Remember)
2. Robin Wright/Cary Elwes (Princess Buttercup/Westley, The Princess Bride)
3. Julie Delpy/Ethan Hawke (Céline/Jesse, Before Sunrise)
4. Renée Zellweger/Colin Firth (Bridget Jones/Mark Darcy, Bridget Jones’s Diary)
5. Ali MacGraw/Ryan O’Neal (Jenny/Oliver, Love Story)
6. Nia Vardalos/John Corbett (Toula Portokalos/Ian Miller, My Big Fat Greek Wedding)
7. Lindsay Lohan/Jonathan Bennett (Cady Heron/Aaron Samuels, Mean Girls)
8. Demi Moore/Rob Lowe (Debbie/Danny, About Last Night)
Një ndarje mund të jetë tepër e vështirë, por imagjinoni pak sa e komplikuar është për dy personazhe publike të ndahen dhe sytë e gjithkujt të jenë të drejtuar nga ata. Fansat mund të ndihen të zhgënjyer e të lënduar, ndaj veç dhimbjes së ndarjes ata duhet të menaxhojnë edhe këtë situatë. Mirëpo, ka nga ata personazhe të showbiz-it të cilët jo thjesht e menaxhojnë më së miri, por arrijnë edhe të bëhen miq me ish-të dashurin.
Ju rikujtojmë, se të qenit i martuar me mikun tuaj më të mirë tingëllon e çuditshme por në fakt ju e njihni njëri-tjetrin mirë, marrëdhënia juaj është mjaft e pjekur që ju të flisni hapur për ndjenjat tuaja më të thella. Mbi të gjitha, shumë studime konfirmojnë faktin se një martesë midis miqve më të mirë shpesh sjell përfitime të mëdha.
Ndërkaq, 4.20 miliardë njerëz po përdorin mediat sociale në ditët e sotme, sipas studiuesve. Rreth 7.86 milion njerëz po përdorin aplikacione të ndryshme për takime në internet, duke shpresuar të gjejnë dashurinë e tyre. Disa nga personazhet e famshëm arritën të gjenin dashuri në internet. Njihuni me të famshmit që e kanë gjetur dashurinë pas moshës 40-vjeç.