Kourtney Kardashian dhe Travis Barker ndanë gjeste të dashurisë së tyre për njëri-tjetrin në një video në rrjetet sociale. Duke shkruar, “Praktika e bën të përsosur” në Instagram, Travis dëshmoi se mund të luajë bateritë në të njëjtën kohë që puth Kourtney.
Në faqen e saj në Instagram, Kourtney ndau një foto, duke shkruar, “Koha për praktikën e daulleve”, me Travis duke u përgjigjur “Koha e preferuar e ditës.” Travis ishte pa këmishë për seancën, i veshur me xhinse të zeza dhe një kapuç, me tatuazhe që mbulojnë gjoksin, shpinën dhe krahët e tij në shfaqje të plotë.
Ylli i Kardashians dukej casual me një palë xhinse me thekë, një bluzë të bardhë me mëngë të gjata dhe çizme të bardha. Të porsamartuarit kanë kaluar shumë kohë së bashku, teksa Kourtney ka marrë pjesë në koncertet e Travis.
Çifti i pasionuar, i cili u martua në një dasmë në Itali në maj, së fundmi u kthye nga pushimet ku kaluan kohë duke bërë ski në ujë. Kjo nuk është hera e parë që çifti i dashur ndan momente nga puthjet e tyre pasionante, teksa ato nuk kanë munguar as në tapetin e kuq dhe duket se pikërisht këto puthje janë bërë simbol i tyre.