Lifestyle

Këshillat për një Instagram perfekt gjatë verës…

Instagrami është një rrjet social tepër i përdorur ditët e sotme. Me siguri tani në stinën e verës, me shumë më tepër kohë të lirë përgjatë ditës, të rinjtë mendojnë si ta kenë perfekt Instagramin e tyre. Këto janë këshillat që ju duhet që ky rrjet social të ketë një sukses të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre muajve.

Udhëtoni

Udhëtoni sa më shumë të mundeni gjatë kësaj vere, dhe mos harroni të bëni shumë foto. Fotografoni vendet më të bukura që vizitoni, gjeni dritën perfekte dhe postojini momentet tuaja më të veçanta. Në udhëtime ju mund të zbuloni vende vërtet të mrekullueshme, ndaj fotografojini ato, në mënyrë që kushdo që nuk e ka mundësinë të udhëtojë, t’i vizitojë këto vende përmes fotografive tuaja.

Ngjyra, ngjyra, ngjyra!

Ngjyra, ngjyra dhe vetëm ngjyra, kjo është ajo për të cilën ka nevojë vera. Kjo stinë nuk ka nevojë për ngjyra si gri e kafe. Vera nuk ka nevojë për ngjyra të errëta e të zymta. Ndaj, përpara se të bëni foto për Instagram, mos harroni të vishni gjëra me ngjyra të ndezura. Mbani veshje të kuqe, të verdha, blu apo çfarëdo tjetër që dëshironi. Mjafton të keni një ylber ngjyrash dhe Instagrami juaj do të rezultojë tepër i suksesshëm.

Jini të gëzueshëm

Gjatë gjithë kohës duhet të jeni shpirti i festës, e aq më tepër në stinën e verës. Njerëzit janë të lodhur nga aktivitetet e përditshmërisë dhe kjo është koha e vetme e qetësisë dhe relaksit. Ndaj, lërini dramat për një moment të dytë, ndërkohë që gjatë verës mjafon të jenë të gëzueshëm.