Botë e Çuditshme

Kësaj i thonë të lindësh me këmishë, japonezi i cili mbahet me para nga 6 gratë e tij shprehet se do të jetë baba i 54 fëmijëve!

Një japonez, i cili pretendon se ka 4 gra dhe 2 të dashura thotë se dëshiron të jetë babai i 54 fëmijëve. Ryuta Watanabe, 36 vjeç, i cili jeton në ishullin më verior të Japonisë, Hokkaido jeton me pagën e grave dhe të dashurave të tij dhe nuk ka punuar për 10 vitet e fundit. Poligamia është e paligjshme në Japoni, që do të thotë se një person nuk mund të martohet ligjërisht me shumë njerëz në të njëjtën kohë. “Gratë” e Watanabe njihen si “partnere” në sytë e ligjit, bazuar në bashkëjetesën afatgjatë.

Watanabe tashmë ka bërë 10 fëmijë dhe jeton me 2 prej tyre. Teksa partnerët e tij fitojnë para, Watanabe punon si bashkëshort shtëpie duke gatuar, duke bërë punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur për fëmijët. Watanabe ka një grua të katërt, por 24-vjeçarja është e huaj. Sipas South China Morning Post, Watanabe u takua me dy të dashurat e tij në rrjetet sociale.

Ai filloi të takohej me shumë gra përmes aplikacioneve për takime. Në fillim të këtij viti, ai tha për mediat se:

Unë thjesht i dua gratë. Për sa kohë që ne e duam njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, nuk do të ketë asnjë problem.

Watanabe tha se ai fle me një grua të ndryshme çdo natë. Ai gjithashtu mburrej se ka bërë seks më shumë se 28 herë në javë dhe se partneret e tij nuk bëhen xheloze.

Ai ka deklaruar se synimi i tij është të thyejë rekordin për shumicën e fëmijëve të lindur në vend, duke u bërë i ashtuquajturi “perëndi e martesës”.

Dua të kem 54 fëmijë, kështu që emri im do të mbetet në histori. Unë jam ende duke kërkuar për gra të reja.

Disa njerëz e kanë pranuar stilin e jetës së Watanabe dhe partnereve të tij, por ka edhe nga ata që janë kritikë.