Së fundmi miliarderi Bill Gates ka shkruar në blogun e tij, se 2021 ishte viti më i vështirë i jetës, si rezultat i divorcit me Melinda French Gates dhe pandemisë COVID-19. Bashkëthemeluesi i Microsoft foli në ‘GatesNotes’, për vështirësitë me të cilat u përball gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë përfundimin e martesës së tij me Melindën pas 27 vjetësh.
E di që shumë njerëz janë kuriozë për një temë më afër shtëpisë: divorcin tim. Ka qenë një vit me trishtim të madh personal.
Miliarderi tha se ai dhe ish-gruaja e tij ende drejtonin fondacionin Bill dhe Melinda Gates dhe se ata kanë gjetur një ritëm të ri të mirë pune. Gates tha se të kesh një jetë pa asnjë ndërveprim njerëzor gjatë pandemisë COVID-19, ishte një përvojë e çuditshme dhe çorientuese. Ai shtoi se është “zyrtarisht një fole bosh” pasi dy nga fëmijët e tij u larguan së fundmi nga shtëpia.
Bota ime personale nuk është ndjerë kurrë më e vogël se sa gjatë 12 muajve të fundit.
Rikujtojmë se Bill Gates së fundmi ka sugjeruar se çfarë duhet të lexoni për këtë vit. Themeluesi i Microsoft, edhe pas kaq shumë ndodhive në jetën e tij, gjeti kohë për të lexuar dhe ka publikuar një video duke rekomanduar pesë librat që pëlqeu më së shumti këtë vit. Zbulojini në këtë link.
Bill Gates ka qenë, që nga fillimi i pandemisë, një nga personat që ka dhënë më shumë mendimet e tij mbi COVID-19. Tani, kur Evropa po përballet me rritje rekord rastesh të reja, themeluesi i Microsoft ka parashikuar se kur kjo pandemi do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm. Sipas tij, kjo do të ndodhë në mesin e vitit 2022. Por, sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm nëse vaksinohet shumica e popullsisë.