Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kurrë nuk i kanë shmangur momentet e tyre intime edhe në publik. Por edhe këtë nuk e kishim parë ndonjëherë.
Travis Barker ka hedhur një hap më tej, teksa tregoi të brendshmet me dantella shumë seksi të gruas së tij Kourtney Kardashian në një postim të fundit. 46-vjeçari postoi një foto të të brendshmeve të saj me dantella, të cilat kishin të mbishkruar emrin e tij.
Të brendshmet ishin zbukuruar me lule me ngjyrë ari dhe emri i Travis ishte i qendisur me fije të kaltra. Sado intim të jetë imazhi, ai është larg shkrepjes më intime të çiftit.
Më herët stilistja e Kardashian, Dani Michelle, ndau një postim të ëmbël për nder të çiftit të ri në Instagram, duke përfshirë një foto të të brendshmeve të saj me emrin “Travis” të qëndisur në të, të vendosura në një pjatë darke. Michelle sqaroi në InstaStory mbi situatën e të zhveshurve në tryezë, duke shkruar:
Faleminderit @laperlalingerie që bëtë të brendshmet më seksi dhe më të lezetshme për këtë javë të veçantë. Nga baza e saj unike, te qëndisjet tuaja dhe rripat më të lezetshëm të llastikut, na e bëri natën të plotë!
Të brendshmet me porosi e 43-vjeçares nuk ishte i vetmi nderim për muzikantin e Blink-182, 46 vjeç, në veshjen e saj të dasmës. Velloja e themelueses së Poosh kishte një dizajn që përputhej me tatuazhin e kokës së tij.
Rikujtojmë se, në serialin e re ‘The Kardashians’, marrëdhënia e Kourtney Kardashian me Travis Barker dhe ankthi i Scott Disick sa i përket kësaj martese kanë qenë pikat kyçe. Por në episodin e fundit të shfaqjes, Kardashian iu ankua mikut të saj Steph Shepherd se, në realitet, drama e Disick është shumë më e vogël në jetën e saj dhe emisioni po redaktohet në një mënyrë që e keqinterpreton situatën.