I fuqishëm, si një dozë me Viagra dhe gazmor, si jeta dashurore e çdo femre moderne, libri “Kërkohet një burrë impotent” është një vështrim thellësisht i paturpshëm i kërkimit të një gruaje për z. “I duhuri”. Carmen Legg është rreth tridhjetë e pesë vjeç, tërheqëse dhe tunduese, me flokë të kuq, nget një BMW, është tunduese dhe ka gjithçka që do përveç paqes së mendjes.
Ajo është e ngopur me burrat dhe faktin se ata e knë mendjen vetëm tek një gjë, seksi… Libri hapet me një ditë kur tre burra e shtyjnë atë të ndërmarrë veprime radikale. I pari është një biznesmen që në një seminar nuk mund t’i heqë sytë nga këmbët e saj. I dyti është një bashkëpunëtor biznesi që ajo duhet ta ngacmojë në darkë për ta bërë atë të nënshkruajë marrëveshjen që ajo dëshiron. Dhe i treti është i dashuri i saj, që sapo ajo kthehet e rraskapitur pas një dite të lodhshme pune, ai nuk pranon ‘jo’ si një përgjigje. Kështu merr një vendim të pazakontë…
Ajo që ajo ka nevojë, vendos Carmen, është një burrë me gjëra më domethënëse në mendjen e tij. Pra, si shumë gra beqare bashkëkohore, ajo shpreson ta gjejë ‘princin e saj të kaltër’ duke vendosur një lajmërim në gazetë, ku përshkruan dëshirën e saj të qartë: “Një grua tërheqëse 35-vjeçare kërkon një burrë të zgjuar, inteligjent dhe impotent”.
Në përgjigje të reklamës, Carmen takon një grup të shumëllojshëm burrash, duke filluar nga një baron jashtëzakonisht i pasur, tek një motorist që duket si James Dean, tek një baba i divorcuar që punon me kompjuterë. Duke ndarë çdo hap të aventurave të saj me fqinjën e saj Elvira, shoqen e saj më të mirë Laura, një terapiste të nivelit të lartë të quajtur Isabella dhe një mjeke të specializuar në kurat për impotencën, Carmen gradualisht fillon të kuptojë se shmangia nga seksi nuk është domosdoshmërisht rruga më e mire për të pasur marrëdhënie të kthjellëta. E këndshme dhe tërësisht argëtuese, “Kërkohet një burrë impotent” është një histori për një grua që nuk ka frikë të marrë gjërat në duart e saj dhe t’i kthejë në mendjen e saj supozimet për dashurinë romantike.