Më 29 dhjetor u mbajt finalja e madhe e “Dancing With The Stars”, ku fituese u shpall këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi. Kjo e fundit arriti që të shkëlqente në të gjitha performancat edhe pse dorën e kishte të fashuar.
E teksa kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i këtij sezoni të spektaklit më popullor të kërcimit, këngëtarja e njohur ka zbuluar për fansat se si e ka dorën. Enxhi shprehet se dora është ende e ënjtur dhe se nuk ‘është ngjitur vet”. Në një postim në Instastory teksa tregon dhe dorën e sëmurë, ajo shkruan:
Tani pasi mbaroi “Dancing” mund të tregoj që ia kam marrë shpirtin kësaj dore dhe tani që trupi ra në qetësi dhemb lumadhja. Dhe po, është e thyer dhe ënjtur akoma. Nuk u ngjit vetë.
Enxhi Nasufi, fituesja e “Dancing With The Stars 2” e ftuar në Fan Club është pyetur se çfarë do të bëjë me 50 mijë eurot që ajo fitoi nga ky spektakël. Sipas saj nuk e di ende sepse vazhdon të jetë në mjegull, por për një është e sigurt, nëse investon në klipe dhe koncerte, balerinin e saj Silvi do e ketë gjithmonë me vete.
Ilir Shaqiri nga ana tjetër i tha se mund të investojë një pjesë të çmimit tek Silvi (balerini) për ndonjë bursë studimi që të përmirësohet. Për këtë, Enxhi u përgjigj:
Se tani unë bëhem protektive, se jam territoriale. Më ngacmoi me atë që më tha. Këtë nuk e lejoj unë sepse Silvi është një dritë dhe meqënëse ishim tek investimi, do bëj këtë gjë Ilir. Do investojmë për ca klipe, koncerte dhe Silvi është gjithmonë me mua, kështu që ka investim më të mirë se ky? Dhe jo vetëm Silvi por dhe disa të tjerë këtu që unë i dua shumë.