Celebrities Music

“Kërcënon vlerat tradicionale familjare…”/Përse e urren Erdogan festivalin e Eurovision?

Presidenti Erdogan dha një deklaratë për shtyp ku tha se Eurovision kërcënon vlerat tradicionale familjare dhe se ishte i lumtur që Turqia nuk mori pjesë. Javën e kaluar, këngëtari Zvicerian Nemo Mettler fitoi kompeticionin muzikor Eurovision me këngën e tij ‘The Code’. Ai përfundoi me 591 pikë, 365 nga juria dhe 226 nga publiku. Kjo shumë ishte mjaftueshëm për t’i dhënë atij trofeun. Fatkeqësisht, trofeu vetë nuk e pati të gjatë, Nemo e theu atë disa minuta pasi e mori. Ai gjithashtu është fituesi i parë i gjinisë jobinare në historinë e Eurovision, një moment i rëndësishëm për eventin dhe mesazhin që ai dëshiron të përcjellë, pasi Eurovision gjithmonë ka mbështetur barazinë dhe përfshirjen e komunitetit LGBTQ+.

Fitorja e tij ishte historike, por jo të gjithë ishin të lumtur për të. Presidenti i Turqisë foli para shtypit të hënën dhe i përshkroi këngëtarët e eventit si:

Kuaj troje të korruptimit social. Është bërë e pamundur të takosh një person normal në këto lloj eventesh. E mbështesim akoma vendimin për ta mbajtur Turqinë sa më larg këtij eventi në 12 vitet e fundit.

Turqia ka marrë pjesë 34 herë dhe madje fitoi në vitin 2003 kur Sertab Erner këndoi “Every Way That I Can”. Një vit më pas, Eurovision u zhvillua në Stamboll.

Këto pretendime mund të duken paksa ironike për ata që mendojnë se fjala “korrupsion” është sinonim i emrit “Erdogan”. Në vitin 2013, 52 persona u arrestuan nën akuza të korrupsionit financiar për shifra rreth 100 miliard dollarë dhe 3 prej tyre ishin ministra të tij. Që atëherë, ai ka vendosur mekanizma që vonojnë dhe, në shumicën e rasteve, bllokojnë publikimin e këtyre artikujve, diçka që është përshkruar si “tiranike” nga kundërshtarët e tij.