Celebrities Gossip Showbiz

Kërcënoi bashkëshortin e Cardi B, gjykata merr vendimin për partnerin e Nicki Minaj!

Pas përfundimit të MTV Video Music Awards u krijua një situatë aspak e këndshme mes partnerit të Nicki Minaj dhe bashkëshortit të Cardi B. Ky i fundit u kërcënua nga grupi i Kenneth Petty-t. Rikujtojmë se edhe dy artistet e njohura kanë pasur edhe përplasje fizike me njëra-tjetrën. Dy reperet u zunë  kur morën pjesë në të njëjtin event të Javës së Modës në Nju Jork në vitin 2018.  Tensionet u rritën edhe më shumë kur u shfaqën në këngën “Motorsport” dhe Minaj e akuzoi Cardin si mosmirënjohëse.

Së fundmi pas kërcënimeve bëhet e ditur se Kenneth Petty partneri i Nicki Minaj u vu në arrest shtëpie pas kërcënimeve për Offset. Gjykatësi, Michael W. Fitzgerald, urdhëroi që Petty të vuante dënimin deri në 120 ditë paraburgim në shtëpi, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six në Kaliforni. Në dosje thuhet se ai, u regjistrua “duke kërcënuar një individ ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penal”.

Sipas videos që qarkullon në internet nga incidenti i 16 shtatorit, bashkëshorti i Nickit dëgjohet duke kërcënuar Offset.

Planifiko tani pushimet. Më vonë do të planifikosh funeralin tënd.

Kenneth së fundmi dha një pasqyrë të mëtejshme për grindjen e tij me Offset duke ndarë mesazhet që ata kishin shkëmbyer me njëri tjetrin në Instagram. Në një nga mesazhet, reperi i hitit “Bad and Boujee”, mbrojti Cardi, duke i thënë Petty, “Ti një burrë i rritur 40 vjeçar që flet për një grua “. Offset më pas me sa duket qeshi me komentet kërcënuese të bashkëshortit të Minaj në një video.