Bota

Kërcënimi rus, parku i Santa Claus gati për “luftë”!

Parku tematik i Santa Claus në “qytetin e tij të lindjes” në veriun me dëborë, është gati të ndalojë elfët e tij dhe të rikthehet në funksionin e tij origjinal, një strehë emergjente për bomba në rast sulmi, në kohën e zgjerimit të kërcënimit ushtarak rus. Dhjetëra mijëra njerëz vizitojnë Parkun e Santa Claus në qytetin Rovaniemi në Lapland çdo vit për të takuar Babagjyshin dhe për t’u fotografuar me të.

Korridoret nëntokësore të shpellave janë të mbushura me zyrën postare të Santa, shkollën e elfëve, dyqanet e artizanatit, pemët e Krishtlindjeve dhe drerë. Qëllimi i tij kryesor, megjithatë, është larg festave. E ngritur në një kodër rreth 50 metra, streha është e pajisur për t’i bërë ballë bombardimeve ose një sulmi kimik ose bërthamor dhe mund të strehojë 3600 njerëz.

Aty ka shtretër kampingu, kuti të ndihmës së parë dhe madje pajisje për të gërmuar një tunel përsëri në sipërfaqe në rast se ndërtimi shembet. Një pus i veçantë siguron ujë, megjithëse njerëzit duhet të sjellin ushqimin e tyre. Ndërsa shumica e mallrave me temën e Santa do të duhet të pastrohen në rast se streha do të duhej të përdorej, disa lodra nga dyqani i dhuratave do të mbaheshin për fëmijët që kërkojnë siguri atje. Shefi i sigurisë së qytetit, Tapio Hietakangas tha se:

Në rast krize, banorët e Rovaniemit do të mbrohen këtu dhe nëse familjet vijnë dhe duhet të qëndrojnë këtu për një kohë të gjatë, ky është një vend i mirë nëse mendojmë për komoditetin e fëmijëve.

Streha e Santa është vetëm një nga rreth 50000 të ndërtuara, pasi vendi nordik përjetoi dy luftëra me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rrjet i gjerë është bërë pjesë e jetës së përditshme në të gjithë Finlandën. Ato mund të shndërrohen në banesa emergjente për rreth 80% të popullsisë së saj prej 5,5 milionëshe brenda disa orësh, nëse veprimet ushtarake kalojnë në kufirin 1300 km.

Furnizuesit privatë paguhen nga qeveria për të mbajtur depo shtesë të ushqimit, karburantit dhe barnave. Shumica e strehimoreve në Finlandë janë private pasi është mandatuar me ligj që të ndërtohet një në çdo bllok apartamentesh që nga vitet 1940. Vetëm ato në Helsinki kanë hapësirë për rreth 900 000 njerëz, për një popullsi prej rreth 650 mijë njerëzish.