Ka pasur pesë kërcënime false për vendosje bombash në qendrat e votimit në Fulton County, Georgia, këtë mëngjes, raporton CBS, partneri mediatik i BBC-së në SHBA.
Nadine Uilliams, drejtoresha e regjistrimit dhe e zgjedhjeve të qarkut, thotë se kërcënimet çuan në evakuimin e përkohshëm të dy vendeve të votimit për rreth 30 minuta.
Lexo edhe: Kandidon për president, Donald Trump voton në Florida: Ndihem i sigurt, po ecim shumë mirë
Qarku, i cili përfshin qytetin e Atlantës, tani po punon për të marrë një urdhër gjykate për të zgjatur orarin për dy qendrat e votimit deri në orën 19:30 me kohën lokale.
Lexo edhe: Sekretari i shtetit: Dy incidentet e raportuara gjatë votimit u zgjidhën, procesi vazhdon i qetë
Kujtojmë se çështjet teknike në qarkun Cambria, Pensilvani, kishin penguar disa votues të skanonin fletët e votimit dhe zyrtarët elektoralë në atë shtet të fushëbetejës paraqitën gjithashtu një urdhër gjykate për të zgjatur kohën e votimit.
Top Albania Radio, sonte në orën 21:00, nën drejtimin e Blendi Salaj, do të përcjellë të gjitha detajet, hap pas hapi, në programin: “Nata e Zgjedhjeve në SHBA”. Qëndroni në valët e Top Albania Radio për analiza të thelluara, rezultatet e exit polleve dhe intervista ekskluzive direkt nga SHBA!
Votoni sondazhin këtu.