Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.
Pasi diskutuan në lidhje me ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë dhe nëse duhej të ndërpritej apo jo pas incidentit, Lorenc Jemini tregoi edhe një rast që i kishte ndodhur në vitin 2012 me deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula.
Tani po e them edhe me emër, me Dash Sulën deputetin e PD-së, është rast për Guinness. Duke shkuar në ndeshjen me Flamurtarin, ndeshja e famshme. Sa zbritëm nga furgoni me forcat speciale, ky kërcen nga 10 metra karate mu në gjoks. Para ndeshjes. Unë sapo dola rashë parpë brenda në furgon me gjithë kostum.
Kur u pyet nga Ed Manushi se cili ishte mesazhi i gjithë kësaj, Lorenc Jemini tregoi se:
Sot ti nuk ikën në shtëpi po nuk fituam ne.
Më pas Lorenco tregoi edhe se si veproi më pas:
Mbyllëm derën e furgonit, i thashë ndeshja nuk bëhet. U kthyem dhe do iknim. I them forcave speciale dhe delegati brenda ishim të gjithë bashkë sepse na çuan me shoqërim pasi nuk vinim dot. Kthehemi, kalojmë Urën e Peqinit atje se ndaluam në autostradë ra telefoni na thanë “Ku shkoni”.