Në këpucët më ‘IN’ të momentit që mund të keni në garderobën tuaj, me siguri nuk mungojnë një palë mokasina.
Këpucët klasike dhe super të kombinueshme, janë një zgjedhje e shpejtë për në përditshmëri dhe që e tregojnë pamjen tonë super të kompletuar.
Ideale në kombinim do të ishin me xhinse ose pantallona, por dhe me funde e fustane. Më poshtë gjeni kombinimet më perfekte me këpucët mokasina, që mund t’i provoni edhe ju këtë vjeshtë.
Hashtag-u #grwm (bëhuni gati me mua) ka grumbulluar më shumë se 144.3 miliardë shikime në TikTok. Kur bëhet fjalë për tendencat e modës së vjeshtës, fokusi i kohëve të fundit ka qenë në një element kyç: çizmet deri tek gjunjtë. Çizmet e këtij sezoni vjeshtë-dimër 2023 vijnë në shumë forma. Në këtë artikull ju njohim me tre format thelbësore të këtyre çizmeve që duhet t’i dini patjetër…