Lifestyle

Keni zgjedhur një bredh të vërtetë për festat e fundvitit?! Ja se çfarë duhet të keni parasysh!

Asnjë ambient festiv nuk është i kompletuar pa pemën e Krishtlindjeve, e stolisur bukur me zbukurime të ndryshme dhe me drita vezulluese. Megjithatë, ata që insistojnë të kenë një bredh të vërtetë duhet të përgatiten për mirëmbajtje shtesë.

Fatmirësisht, kopshtari Monty Don ka ndarë këshillat e tij kryesore për t’u kujdesur për pemët e Krishtlindjeve dhe rezulton se është një gabim i zakonshëm që shumë njerëz nuk e dinë që po e bëjnë. Megjithatë me një rregullim të vogël, të apasionuarit e Krishtlindjeve do të jenë në gjendje të kujdesen më mirë për pemët e tyre dhe të shmangin degët e zhveshura të shëmtuara.

E gjitha kjo varet se ku e vendosni pemën tuaj të Krishtlindjeve, pasi ekziston një vend në të cilin ju nuk duhet që ta vendosni atë, sipas profesionistit. Prezantuesi i BBC i “Gardeners World” ndau këshillën e nevojshme në një postim në blogun e tij.

Don filloi duke shpjeguar se Bredhi i Norvegjisë (picea abies), Bredhi Nordman (Abies nordmanniana) dhe Bredhi i Kolorados (picea pungens), janë pemët më të preferuara të Krishtlindjeve. Ja si duhet kujdesur për pemën tuaj:

Të 3 këto pemë janë shumë të mira, kanë virtyte specifike, dhe mund të qëndrojnë pa u prishur për një periudhë të gjatë të sezonit të festave nëse kanë kujdes të mirë. Kurrë mos e vendosni pemën tuaj të Krishtlindjes pranë një radiatori. Ajo do të përgjigjet duke hedhur menjëherë thumbat e bredhit. Mbajeni sa më freskët që të jetë e mundur. Të gjithë këta bredha me gjelbërim të përhershëm janë përshtatur për të përballuar motin e ftohtë të dimrit dhe do të reagojnë ndaj nxehtësisë duke lëshuar gjethet e tyre për të ruajtur lagështinë.

Ka disa njerëz që kënaqen me aromën e një peme të vërtetë dhe gëzimin e zgjedhjes së një peme në një pyll dhe të tjerë që preferojnë thjeshtësinë e pemëve artificiale që mund t’i ripërdorin për Krishtlindjet e ardhshme. Por konsumatorët po bëhen më të vetëdijshëm për klimën dhe duke marrë parasysh se cila pemë ka ndikimin më të ulët në planetin tonë që po ngrohet me shpejtësi. Për më tepër, zgjedhja e një peme miqësore me planetin do t’ju fusë në listën e të preferuarve të Babagjyshit.