Është shumë e lehtë që celulari juaj të marrë një virus, ashtu si kompjuterët. Ajo që zakonisht ndodh në një telefon celular është se virusi synon pikat e dobëta dhe aplikacionet që mund të mos menaxhojnë siç duhet informacionin tuaj personal. Nëse ka një virus të pazbuluar, ai do të rrisë përdorimin tuaj të përgjithshëm të të dhënave.
Ndonëse ka një sërë arsyesh që mund të ndodhë kjo, nëse keni shumë hapësirë ruajtëse dhe jo aplikacione të panumërta, por po i shihni ato të ngadalësohen, mund të keni një virus. Mbinxehja e shpeshtë mund të nënkuptojë se ‘malware’ po e konsumon shpejt RAM-in. Nëse merrni ankesa nga miqtë se u dërgoni mesazhe të rrezikshme, ndoshta duhet ta shikoni njëherë celularin tuaj.
Por, si të hiqni virusin nga një iPhone?! Pastroni historinë tuaj përmes cilësimeve. Shkoni te cilësimet, shkoni te Apple ID, pastaj iCloud. Zgjidhni rezervimin më të fundit. Shkoni te “Cilësimet”, zgjidhni “Përgjithshme”, pastaj “Rivendos” dhe “Fshi të gjithë përmbajtjen”. Rivendosja në fabrikë është zgjidhja e fundit.
Ndërkaq, rikujtojmë se Foxconn, kompania që prodhon telefonat iPhone të kompanisë amerikane, Apple, është duke rritur përpjekjet për rekrutim të punëtorëve, pas trazirave në fabrikën më të madhe të saj që gjendet në Zhengzhou të Kinës. Punëtorët që me sukses e referojnë një mik apo anëtar të familjes për të punuar në fabrikë, do të shpërblehen me 141 dollarë.