Food & Drink

Keni tendencë për të pirë alkool më shpejt?! Shkencëtarët zbulojnë faktorin që fshihet pas këtij fenomeni!

Dhimbja mund të ndikojë në shëndetin fizik e mendor dhe jo vetëm që mund ta bëjë një person më të shqetësuar dhe depresiv, por gjithashtu mund të rrisë prirjen për t’u rikthyer në zgjedhjet e pashëndetshme dietike. Por në një zbulim të fundit, ekspertët zbuluan se dhimbja mund të jetë më shumë sesa thjesht ta detyrojë dikë të hajë ushqim të pashëndetshëm. Sipas studimit, rezulton se stresi i dhimbjes mund t’i bëjë njerëzit impulsivë dhe t’i detyrojë ata të pinë alkool më shpejt.

Studimi i cili u shfaq në revistën “Experimental and Clinical Psychopharmacology” u krye nga ekspertë nga Universiteti i Floridës. Ai iu jep 20 pjesëmarrësve birrë ose musht dhe iu mundëson një realitet virtual, për t’ju dhënë iluzionin sikur po pinin në një bar. Disa prej pjesëmarrësve iu dha një jastëk nxehtësie 38 gradë Celsius i vendosur në këmbën e tyre, ndërsa të tjerëve një jastëk i nxehtë deri në 44 gradë Celsius. Ekspertët vunë në dukje se grupi më i nxehtë pinte më shpejt nga shishja e tyre.

Ekspertët vunë në dukje gjithashtu se meshkujt nuk pinin gllënjka të mëdha, por i përfundonin pijet me një ritëm më të shpejtë. Ekspertët thanë kështu për shkak të urgjencës negative të krijuar nga dhimbja që i detyron njerëzit të marrin vendime të nxituara si ‘shpëtim nga shqetësimet që ata kanë. Gratë, nga ana tjetër, nuk ishin aq të prekura sa burrat dhe arritën ta mbanin kokën të ftohtë në këtë proces.

Kjo është e rëndësishme sepse vetëm pirja e alkoolit nuk mjafton. Ritmi dhe mënyra se si dikush pi mund të ndryshojë gjithashtu rreziqet e vuajtjes nga problemet shëndetësore. Ekspertët thonë se mund të çojë në rrezik më të madh për pasoja, duke përfshirë lëndime, aksidente në rast të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe probleme të tjera shëndetësore si hipertensioni, kolesteroli i lartë, obeziteti dhe një rrezik i shtuar i kushteve të tilla si goditje në tru dhe sulm në zemër.