Sipas një studimi të biesh në dashuri me të vërtetë mund të shërojë një zemër të thyer. Oksitocina prodhohet nga trupi ynë kur ne perqafohemi, bëjmë seks dhe biem në dashuri. Tani shkencëtarët në Michigan kanë zbuluar se gjithashtu duket se ka aftësinë për të riparuar qelizat në një zemër të lënduar. Kur dikush pëson një atak në zemër, kardiomiocetet e tij të cilat e lejojnë atë të tkurret vdesin në sasi të mëdha. Ato janë qeliza shumë të specializuara dhe nuk mund të rimbushen.
Por studiuesit zbuluan se oksitocina stimulon qelizat burimore në shtresën e jashtme të zemrës, të cilat migrojnë në shtresën e mesme të saj dhe shndërrohen në kardiomiocite. Gjetjet deri më tani kanë qenë vetëm në ‘peshkun zebra’ dhe qeliza njerëzore në një laborator. Por shpresohet se një ditë hormoni i dashurisë mund të përdoret për të zhvilluar një trajtim. Autori kryesor i studimit Dr.Aitor Aguirre, një asistent profesor në biologji në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, tha:
Këtu tregojmë se oksitocina është në gjendje të aktivizojë mekanizmat e riparimit të zemrës në zemrat e dëmtuara në kulturat e zebrave dhe qelizave njerëzore, duke hapur derën për terapi të reja potenciale për rigjenerimin e zemrës tek njerëzi.
Kardiomiocetet zakonisht vdesin në një numër të madh pas një sulmi në zemër dhe nuk mund të rimbushen. Por kërkimet e mëparshme kanë treguar se disa qeliza në shtresën e jashtme të zemrës mund t’i nënshtrohen riprogramimit për t’u bërë kardiomiocete të improvizuara.
Ndërkaq, të gjesh dashurinë e jetës nuk është e lehtë dhe kur e gjejmë, gjithmonë pyesim nëse është vërtet i/e duhura. Kur jemi në një marrëdhënie me dikë që vërtet përputhet me ne, ndodhin disa gjëra. Këtu do të mësoni 6 gjërat e çuditshme që ndodhin kur gjeni personin e duhur.