Health & Beauty

Keni provuar të lani fytyrën me ujë me kripë? Zbuloni benefitet!

Uji i detit njihet për efektet e tij pozitive në lëkurë, çka ka bërë që shumë të besojnë se larja me një tretësirë kripe ofron përfitime të ngjashme. Nga pastrimi i yndyrës së tepërt deri te qetësimi i irritimeve dhe luftimi i akneve, përfitimet që lidhen me ujin e kripur janë të shumta.

Megjithatë, dermatologët paralajmërojnë se përdorimi i tepruar i kripës mund të dëmtojë barrierën natyrore të lëkurës dhe ta thajë atë. Këtu janë pesë përfitime të mundshme të ujit të kripur:

Pastrimi i yndyrës së tepërt

Uji me kripë ndihmon në heqjen e yndyrës dhe papastërtive, duke u treguar veçanërisht i dobishëm për ata me lëkurë të yndyrshme.

Vetitë antibakteriale

Kripa ka veti antibakteriale që ndihmojnë në reduktimin e numrit të baktereve në sipërfaqen e lëkurës, duke kontribuar në luftën kundër akneve dhe infeksioneve të tjera.

Efekt qetësues

Një solucion i butë kripe mund të qetësojë lëkurën e irrituar, duke ulur skuqjen dhe ënjtjen, duke qenë i dobishëm edhe për larjen e plagëve të vogla.

Eksfolimi i lëkurës

Kripa mund të veprojë si një eksfoliant natyral, ndihmuar në heqjen e qelizave të vdekura dhe duke e bërë lëkurën më të butë.

Balancimi i pH-së

Larja me ujë të kripur ndihmon në rregullimin e vlerës së pH-së së lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e një barre të shëndetshme.

Megjithatë, specialistët rekomandojnë përdorimin e një përqendrimi të butë, si një lugë çaji kripë në një filxhan me ujë të vakët, pasi teprimi i kripës mund të shkaktojë irritim. Kjo metodë nuk rekomandohet për ata me lëkurë të ndjeshme ose të thatë, pasi mund të përkeqësojë gjendjen e saj.