Zakonisht duhanpirësit kanë frikë ta lënë duhanin pasi mendojnë se do të shtojnë peshë. Një studim i fundit tregoi se fajtori për gjithçka mund të jetë truri ynë, i cili dëshiron të kompensojë mungesën e papritur të nikotinës në trup duke kërkuar ushqim të pashëndetshëm. Autori i studimit psikologu Mustafa al’Absi thotë se:
Ne kemi hetuar nëse mungesa akute e nikotinës shkakton rritje të marrjes së ushqimit të pashëndetshëm dhe si përfshihen receptorët përgjegjës për lehtësimin e stresit.
Studiuesit shikuan një grup duhanpirësish dhe jo duhanpirësish midis moshës 18 dhe 75-vjeç. Të gjithëve iu tha të lënin duhanin për 24 orë. Gjithashtu, disa morën 50 miligramë naltrexone, një ilaç që jepet për të trajtuar varësinë dhe të tjerë morën një placebo. Studiuesit thonë se kanë dhënë ilaçin për të normalizuar marrjen e kalorive të duhanpirësve me atë të jo duhanpirësve.
Pjesëmarrësve më pas iu kërkua të zgjedhin ushqime që kishin mundësi të shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Duhanpirësit, të cilët nuk e kanë marrë ilaçin e përmendur, më shpesh iu drejtoheshin opsioneve jo të shëndetshme. Nivelet e stresit mund të ndikojnë në dëshirën për ushqime të pasura me yndyrë dhe sheqer. Një studim tjetër tregoi se ushqimet e pashëndetshme mund të shkaktojnë çlirimin e dopaminës, të ngjashme me atë kur konsumojmë nikotinë.
Ndërkaq, rikujtojmë se një fëmijë nën 5-vjeç, që rritet në një shtëpi me prindër, të cilët e pinë duhanin, rrezikon 43% të bëhet me astmë, por që mund të fillojë dhe duhanin herët. Raportet e Këshillit të Kongresit të 20 në Itali për sëmundjet e frymëmarrjes infatile, në të cilin ishin bërë bashkë më shumë se 500 pediatër për të marrë dhe dhënë leksione ndaj shëndetit të fëmijëve, tregojnë se fëmijët nën moshën 5-vjeç, që rriten në një shtëpi ku pihet duhan, rrezikojnë që të bëhen astmatikë.